BRAZIL - Santos fitoi 0-3 kundër Inter de Limeira për raundin e 12-të në 'Paulistan' braziliane të futbollit. Dopietë në këtë duel shënoi Tiquinho Soares dhe një gol e realizoi Neymar.
Pikërisht goli i këtij të fundit ka bërë xhiron e medieve pasi u realizua në një mënyrë të veçantë. Ishte minuta e 26-të kur Ney u afrua drejt këndit për një goditje direkte, me tifozët vendas që po e ofendonin.
Sulmuesi nuk mundi të mos ua kthente duke bërë që thirrjet të kishin intensitet të shtuar. Pas goditjes së topit, sfera u stampua në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë për një gol më shumë se të veçantë.
Fill pas këtij realizimi Neymar sërish e gjeti veten duke ironizuar ofendimet e tifozëve miq, u ul në reklamat anësore të fushës dhe me një qetësi olimpike hodhi vështrimin drejt tyre sikur donte të thoshte se ka ende "magji" në këmbë.
Përkufizimi si "Goli Olimpik"
Arsyeja për këtë emër të pazakontë daton qysh nga viti 1924 kur Cesareo Onzari shënoi direkt nga rivënia këndore për Argjentinën ndaj Uruguait. Kjo goditje shumë shpejt u bë e njohur si ‘Gol Olimpico’ ose ‘Goli Olimpik’ në spanjisht dhe qysh prej atëherë mban këtë emër.
Fillimisht, nuk ishte e sigurt nëse ky lloj goli është i lejuar, por më pas u konfirmua nga 'ligjvënësit' e futbollit (IFAB) së në fakt, është një mënyrë e lejuar për të shënuar.
- Fans boo Neymar
— Brasil Football ?? (@BrasilEdition) February 23, 2025
- Neymar tells them to be louder
- Neymar then scores directly from the corner
GÊNIO!!!!!!!!! ? pic.twitter.com/DantZQeKEK
Komente
