Festa e Neymar

Sport

VIDEO/ Neymar shënon dy gola, Santos merr tri pikë

5 Gusht, 15:48| Përditesimi: 5 Gusht, 15:50

  • Share

BRAZIL - Santos fitoi 3-1 në shtëpi kundër Juventude për raundin e 18-të në kampionatin brazilian të futbollit. Për vendasit në këtë takim rezultoi vendimtar kapiteni Neymar.

Kur nuk është i dëmtuar, Ney sjell 'magji' në fushë dhe është i këndshëm për t'u parë. Ylli i sulmit e gjeti golin e parë në minutën e 37-të. Një ping-pong në zonë dhe pasiguria e portierit mik bëri që sfera e mbetur aty të shtyhej në rrjetë nga Neymar.

Më pas Santos shënoi edhe me Barreal, para se Angel të shkurtonte në fundin e pjesës së parë për 2-1. Fraksoni i dytë ishte i vuajtur për Santos, deri në minutën e 80-të kur Neymar gjeti golin (me penallti) e dytë personal dhe të tretin për Santos, për t'i dërguar shifrat në 3-1.

Në nëntë paraqitje këtë sezon në kampionat, Neymar e dërgon numrin e realizimeve në tre.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?