Ndeshje me përmbysje të "çmendur" në "Sanchez Pizjuan". Sevilla humbi 2-3 në shtëpi me PSV dhe i jep lamtumirën Champions League duke mbetur në fundin e grupit B me vetëm 2 pikë. Spanjollët shënuan dy herë me Sergio Ramos në minutën e 24 dhe En Nesyri në të 47 minutë. Më pas holandezët e Bosz do "ndizeshin" duke shënuar tre herë me Saibari, autogolin e Gudelj dhe Pepi në 90+2. Kështu, PSV shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e dytë në grup, ndërsa Sevilla me vetëm dy pikë dhe me tre humbje radhazi në Champions mban vendin e fundit dhe i jep lamtumirën këtij kompeticioni, duke mos pasur asnjë shans të kalojë më tej.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Man. United e bën dramë, larg 1/8 të Champions League! Spektakël dhe 'lumë golash' në Madrid dhe Lisbonë, Arsenal luan 'tenis' me Lens
S.Dh/ReportTv.al