Video nga demokratët e zhgënjyer/ Nga TRAM, Bulevardi i ri, çadra, Astiri: Lulzim Basha nuk di të mbajë premtime, asgjë se çon në fund

16 Janar 2021, 13:32| Përditesimi: 16 Janar 2021, 13:35

  • Share

Lulzim Basha shquhet si politikan, mes të tjerash, për premtime në letër dhe mosmbajtjen apo mosçuarjen e tyre deri në fund. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e demokratëve të zhgënyer të cilët kanë renditur të gjitha premtimet e pambajtura nga kreu i Partisë Demokratike.

Nëse ndjekim një rrjedhë kronologjike të premtimeve të Bashës që prej kur mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës e deri sot në opozitë shohim një sërë premtimesh të pambajtura prej tij.
Në fillim Basha premtoi ndërtimin e Tramvajit, projekt i cili nuk u fillua fare. Tjetër premtim ishte Bulevardi i ri i cili gjithashtu nuk filloi.

Mirëpo premtimet boshe të Bashës vijojnë edhe gjatë opozitës duke gënjyer edhe vetë demokratët. Në fillim çadra e ngritur prej vetë atij zhgënjeu demokratët duke u futur në zgjedhje, ndryshe nga sa kishte premtuar. Protesta e stimuluar prej tij te ‘Astiri’ dhe tarfia për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dëshmojnë tërheqjen e Bashës nga premtimi se do u shkonte deri në fund.

Video-ja e mëposhtëme tregon me zë e figurë Lulzim Bashën i cili vetëm premton por nuk çon asnjë premtim deri në fund. Ai tërhiqet sa herë merr ndonjë dhuratë apo bën ndonjë marrëveshje politike.
Më poshtë video-ja që po qarkullon në rrjetet sociale. / Marrë nga Korrieri

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 16/01/2021 21:04

    Dhe quditerisht ka akoma shqiptar qe duan ta votojne, nje mashtrues,nje vrases,si ish minister ujiste hashashin ne lazarat apo vriste njerez ne Gerdec e 21 janar, plaqkites i fondit 220 miljon dollar e shume e shume te tjera qe vetem njerez si ai duan ta shofin kryeminister,vrases drogerash hajdut plaqkites bankash e deri te patriote dulle greku apo fazlliq serbi, lum PD qe e ka e mjer shqiperia qe e ka taksirat.

    Përgjigju
  • Ela: 16/01/2021 15:51

    Vidio tregon familjen siriane, kush ja ka servirur lul bashes eshte tallur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?