Yipsi Moreno gjatë garimit

Sport

VIDEO/ Nga Havana në Tiranë, Yipsi Moreno vendos rekord kombëtar për Shqipërinë në Europianin e Atletikës! Burraj sërish në krye

27 Qershor, 11:56| Përditesimi: 27 Qershor, 11:59

  • Share

SLLOVENI - Sportistja Yipsi Moreno ka shkëlqyer në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës në Divizionin e Tretë, duke realizuar një performancë të jashtëzakonshme në disiplinën e hedhjes së çekiçit. 44-vjeçarja kubaneze e natyralizuar si shqiptare ka thyer 3 herë rekordin kombëtar gjatë kësaj gare.

Rekordi më i mirë i saj ishte 67 metra e 96 centimetra, një rezultat që i mundësoi të renditej në vendin e parë në këtë garë, duke konfirmuar përkushtimin dhe talentin e saj në këtë disiplinë.

Por Moreno nuk ishte e vetmja që shkëlqeu në këtë turne. Atleti shkodran Franko Burraj vendosi një tjetër rekord kombëtar, duke arritur kohën 20 sekonda e 97 të qindtat në garën e 200 metrave, pas rekordit të tij në 400 metra.

Shqipëria përfundoi me 235 pikë, duke u renditur në vendin e 11 në këtë kampionat, një rezultat i rëndësishëm për atletikën shqiptare dhe një motivim për të ardhmen.

Kush është Yipsi Moreno

Kubanezja që në vegjëli është marrë me disiplinën e hedhjes së çekiçit dhe para shtatë muajsh u pajis me pasaportën shqiptare, duke përfaqësuar kështu vendin tonë në këtë disiplinë që ka qenë e harruar vitet e fundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?