Antwerp fitoi 4-1 kundër Eupen për javën e 10-të në elitën e futbollit belg. Një nga katër golat e vendasve e shënoi edhe Arbnor Muja, sulmuesi i Kombëtares. Në minutën e 90-të, Muja merr një top nga mbrojtja dhe kalon disa kundërshtarë, për të pasur te Kerk.
Ky i fundit godet portën dhe Muja devijon me kokë për golin e fundit që e dërgoi rezultatin në 4-1. Sulmuesi që së fundmi është thirrur sërish nga Sylvinho, shënoi edhe katër ditë më parë në Champions League kundër Shakhtar.
Me dy gola në katër ditë, Muja po kalon një formë të mirë dhe duket se i ka dërguar një "sms" trajnerit të Kombëtares, me kuqezinjtë që në 12 tetor luajnë kundër Çekisë për Euro 2024.