Thumana brenda 4 muajsh do të jetë një qytezë e rindërtuar nga fillimi dhe në tetor familjet e para do të hyjnë në banesat e reja.Në Thumanë janë drejt përfundimit 14 pallate me 278 apartamente dhe 155 banesa individuale, ndërsa kryeministri Rama tha s enë fund të vitit 2021 do të përfundojë i gjithë blloku me strukturë moderne, fusha sportive, shkollë dhe kopsht.
“Thumana tani. Brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve. Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Thumana në Durrës, ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti fatal i cili tronditi vendin tonë, 2 vite më parë.