PARIS - Në kryeqytetin e Francës kanë nisur "ethet" e finales së Champions League, me Paris Saint Germain (PSG) që kërkon të fitojë titullin e parë të madh evropian. Të shtunën në orën 21:00 përballë tyre në Mynih do jetë Interi, skuadra e Serie A që e sheh veten në finale dy herë në tre vitet e fundit.
Për të treguar sa i rëndësishëm është ky duel, tifozët e PSG-së e kanë nisur mbështetjen për ekipin e tyre 48 orë para nisjes së sfidës. Të enjten në mbrëmje tifozët e PSG-së u tubuan dhe me këngë e flakadanë "ndezën" qytetin e dashurisë.
Në një video të postuar në 'X' nga llogaria zyrtare e klubit, mund të shohim shumë tifozë të mbledhur para kishës 'Madeleine' në Paris, të shoqëruar nga një banderolë dhe flamuj.
Me vetëm 18 mijë bileta në dispozicion për të parë finalen nga stadiumi, sheshet dhe baret në Paris pritet të jenë plot mbrëmjen e së shtunës, ndërsa janë marrë të gjitha masat për të shamngur trazirat e mundshme.
Shërbimet e rendit kanë përllogaritur se 5.400 oficerë sigurie dhe forca speciale do jenë të gatshëm në qytet për t'i bërë ballë një vale që nuk dihet si do shkojë, kjo pasi nëse PSG fiton festa në Paris do ishte e madhe.
Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez tha se numri i punonjësve të sigurisë do jetë i madh. “Një vendosje masive trupash në qytet dhe përreth kryeqytetit, me 5.400 oficerë të mobilizuar (krahasuar me 2 mijë për gjysmëfinalen), është jashtëzakonisht numër i madh. Një numër i madh oficerësh do të vendosen në Champs-Elysees dhe përreth 'Parc des Princes'", tha Nunez për gazetën Le Parisien.
Passion ?❤️?#UCLfinal pic.twitter.com/xzr5uBDXTq
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 30, 2025
Komente
