Islam Dudaev duke mundur kundërshtarin

VIDEO/ Një amerikan na heq finalen e mundjes, Dudaev fiton medalje bronzi për Shqipërinë

14 Korrik 2023, 12:01| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 12:02

  • Share

HUNGARI - Po zhvillohet në Budapest turneu i mundjes "Polyak Imre dhe Varga Memoria", ku marrin pjesë edhe dy përfaqësuesit e Shqipërisë. Dje, Islam Dudaev fitoi medalje bronzi për Shqipërinë, duke marrë vendin e tretë në peshën deri në 65 kilogramë.

Çeçeni i natyralizuar si shqiptar ishte i pafat në gjysmëfinale, teksa u eliminua nga amerikani Nicholas Boone Lee me rezultatin 6-4. Në ndeshjen për vendin e tretë, Dudaev fitoi pastër 11-5 kundër Alibek Osmonov.

Fillimisht sportisti u imponua ndaj argjentinasit Agustin Alejandro dhe më pas mundi në çerekfinale francezin Khamzat Arsemezouev. Vetëm vendi i tretë për Dudaev, që siguron një medalje për Shqipërinë.

Veç tij, në garë është edhe Zelimkhan Abakarov, që përfaqëson Shqipërinë në peshën deri në 61 kilogramë dhe është kampion i Europës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Julian: 14/07/2023 13:30

    Bravo shqipe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?