Raphinha pas golit

Sport

VIDEO/ Një gol në transfertë, Barcelona kalon baskët dhe shkon +9 nga Real Madridi

13 Mars 2023, 10:04| Përditesimi: 13 Mars 2023, 10:05

  • Share

Barcelona fitoi 0-1 në transfertë me Atheltic Bilbao për javën e 25-të në La Liga-s. Tri pikët e radhës për katalanasit dërgojnë distancën mes Barçës kryesuese dhe Real Madridit të vendit të dytë në +9 pikë. Ndeshja në "San Mames" u vendos nga goli i Raphinhas në minutën e 45+1 të pjesës së parë.

Duhej asisti i Busquets që sulmuesi brazilian të dilte te goli që i dha tri pikët skuadrës së Xavit. Mes vorbullës së pagesave për një ish-gjyqtar dhe frikës për përjashtimin nga Europa, Barça vijon të dominojë këtë sezon në La Liga.

Për t'u përmendur në këtë duel është goli i anulluar për Bilbaon në minutën e 87. Uilliams dërgoi sferën në rrjetë, por pas konsultës me VAR gjithçka u anullua për prekje me dorë. Me 65 pikë Barça kryeson La Ligan, teksa Real Madrid mban vendin e dytë me 56 pikë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?