FT / Milan 2-0 Juventus (Tomori 45', Diaz 54')
Milan ka fituar 2-0 me Juventus për javën e nëntë të Serie A. Për ekipin kuqezi golat u shënuan nga Tomori në minutën e fundit të pjesës së parë dhe nga Brahim Diaz në të 54 minutë. Me stadiumin në kapacitet maksimal, dueli u ngrit për shumë minuta në lartësinë e pritur, teksa ishin vendasit ata që vendosën diktatin.
Goli i parë u shënua nga zhvilimet e një këndoreje, me Tomori që bëri 'bomberin'. Mbrojtësi i Milan në fillim ndali padashje goditjen që po drejtohej në portën e Juventus, për ta ndalur dhe goditur më pas vetë. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa edhe e dyta filloi sërish me melodinë e vendasve. Diaz në të 54 minutë do përfitonte nga gabimi i Vlahovic dhe me një sprint galopant nga mesi i fushës kaloi dy mbrojtës për golin e qetësisë. Me këtë fitore, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 20 pikëve në krye, aq sa kanë edhe Napoli dhe Atalanta që do duhet të luajnë nesër ndeshjet e tyre. Juve qëndron në vendin e tetë me 13 pikë, me bardhezinjtë që nuk fitojnë në transfertë që nga prilli.
VIDEO:
54' Diaz shënon golin e dytë te Milan.
45' Tomori kalon Milan në avantazh.Mbrojtësi bën rolin e 'bomberit', duke ndalur si fillim gjuajtjen që po shkonte në rrjetë dhe më pas ka korrigjuar "gabimin".
Formacionet zyrtare:
Milan (4-3-3): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Leao, Brahim Diaz, Pobega; Giroud
Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonuçi, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Milik