Itali- Lidhja e njerëzve me kafshët është e pandashme. Ky është momenti kur një pushues-notar shpëton një delfin që ishte bllokuar mes shkëmbinjve, në një brez bregu midis Cozze dhe Mola di Bari, siç tregon videoja që u bë shumë shpejt virale në rrjet.
Notari nga Bari ndërhyri menjëherë dhe nuk u mendua dy herë, ndërsa pa kafshën në vështirësi. U ul në breg dhe me butësi u përpoq të çlironte delfinin e bllokuar, shkruan “La Repubblica”. Ai ngadalë e drejtoi drejt një zone më të thellë dhe më pas e lëshoi në det të hapur, ndërsa personat që panë skenën e duartrokitën.
“Duhet theksuar - shpjegon Pasquale Salvemini, zëdhënës i qendrës së rikuperimit të WWF në Molfetta - se ato nuk janë thjesht një kafshë, ato janë shumë, shumë të ndjeshme dhe delikate. Më së miri do të ishte t'i lini aty ku janë dhe të thërrisni personel të specializuar”.
Ndërkohë, në orët e fundit, në brigjet e Barit janë gjetur dy delfinë të tjerë, këtë herë pa jetë: një balenë me sqep në Monopoli (një cetace e familjes Zifidae) dhe një delfin në Bisceglie, i ngjashëm në pamje me atë të videos, me përmasa 2.5 metra.