Fitorja e Interit 4-3 kundër Barcelonës nuk u shijua nga të gjithë tifozët zikaltër, paçka se ata kishin një biletë dhe për pjesën më të madhe të ndeshjes ishin në stadium. Në minutën e 88-të Raphinha i miqve shënoi golin 2-3 dhe disa nga mbështetësit e Interit humbën besimin te përmbysja dhe u larguan nga stadiumi.
Në korridoret e "San Siros" u dëgjua brohorima e golit të barazimit 3-3 nga Acerbi në minutën 90+3, por për ata që u larguan nga stadiumi ishte vonë. Disa prej tyre u rikthyen, por siguria nuk i lejoi pasi diçka e tillë nuk është praktikë për shkak të sistemit.
Në fund ata që u larguan dhe nuk besuan te ekipi i tyre humbën minutat më speciale, pasi Interi përmbysi me Frattesin në minutën e 99-të dhe zikaltërit morën një biletë për në finalen e Champions League e cila luhet më 31 maj në Munich.
Skuadra e Inzaghit pret sot fituesin e PSG - Arsenal (1-0 ndeshja e parë) për të mësuar rivalin e finales.
Ma quei tifosi dell'Inter che hanno lasciato lo stadio sul 2 a 3 e poi volevano rientrare ☠️#InterBarca #InterBarcellona pic.twitter.com/QKreF8KZhk
— Il Narratore (@edwardtivede) May 6, 2025
Komente
