Foto nga sulmet ruse në Kharkiv

VIDEO/ Nuk ndalen sulmet ruse, plagosen 17 persona në Kharkiv

17 Janar, 09:23
  • Share

Të paktën 17 persona u plagosën nga sulmet me raketa ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv. Sipas guvernatorit të qytetit, Oleh Sinekhubov dy gra janë në gjendje të rëndë ndërsa 12 të tjerë janë shtruar në spital ku po marrin trajtimin e duhur.

Sipas informacioneve, 2 raketa S-300 goditën një ndërtesë apartamentesh në qendër. Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se sulmet synuan një zonë ku nuk kishte infrastrukturë ushtarake dhe dhjetë ndërtesa u dëmtuan.

Qyteti është shpesh objektiv i sulmeve ruse. Javën e kaluar, forcat ruse goditë një hotel, duke lënë të plagosur 11 persona, raportojnë mediat e huaja.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?