Milani fitoi të martë 3-1 kundër Club Brugge në turin e tretë të Champions League. Ndeshja për Milanin u zhbllokua në minutën e 34 nga Christian Pulisic, me golin që ishte historik.
Sulmuesi Pulisic shënoi direkt nga këndorja. Lojtari i fundit kuqezi që kishte shënuar një gol të tillë për Milanin ishte Luciano Chiarugi, 50 vjet më parë në Milan 2-0 Ascoli më 24 nëntor 1974.
Komento