Arturo Vidal nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Në moshën 61 vjeçare pas një komplikacioni të papritur, i ati i Vidal ndërroi jetë teksa ishte në ambientet e punës. Ylli i Flamengo në Brazil zgjodhi të ndiqte angazhimet në futboll, teksa ka habitur me vendimin për të mos udhëtuar në vendlindje.
Duket se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë nga më të mirat, me fansat që u habitën kur në profilin e tij në instagram panë direkt një ceremoni mortore. Motra e Vidal ishte në vendlindje dhe po i tregonte yllit të mesfushës gjithçka po ndodhte. Vidal shihet i përlotur, me fansat që janë befasuar nga një vendim i tillë.