Tifozët e Tiranës

VIDEO/ 'Nxehet' atmosfera në kryeqytet, tifozët e Partizanit dhe Tiranës marshojnë drejt 'Air Albania'

16 Shkurt, 17:14| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:17

  • Share

Superliga shqiptare luan sot derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Në 19:00 të gjitha rrugët të çojnë në "Air Albania", për ndeshjen më të 'luftuar' në vend. Përballja e sotme është e treta për këtë sezon dhe vlen për javën e 24-t.

Tanimë në rrugët e kryeqytetit ka nisur edhe organizimi nga ana e dy tifozerive. Ata të Partizanit janë nisur nga zona e "21 Dhjetorit" dhe duke ndjekur drejtimin e Unazës së Vogël po i drejtohen stadiumit.

Nga ana tjetër, tifozët e Tiranës janë grumbulluar në qendër të qytetit dhe duke ndjekur Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe një pjesë të Rrugës së Elbasanit po i drejtohen "Air Albanias".

Policia po shoqëron dy grupet e tifozëve me qëllimin që mos ketë asnjë incident mes tyre. Nga pamjet e siguruara duket se tifozët e kanë "ndezur" atmosferën duke mbështetur ekipin e preferuar dhe hedhur flakadanë e tymuese. Kontrolli për hyrjen në stadium do jetë i rreptë, për mos u futur sende të palejuara dhe mjete piroteknike.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?