Odise Roshi ka qenë protagonist sot me një asist në Ligën e Parë të Turqisë. Skuadra e tij, Sakaryaspor fitoi 4-2 me Bandirmaspor për javën e 14 të kampionatit. Mesfushori shqiptar ka shpërthyer në krah në minutën e 45, duke i dhënë një asist Tasci, me këtë të fundit që ka shënur një gol të bukur me finte.
Veç asistit në fitoren e të tijve, Roshi nuk i mbajti nervat dhe në minutën e 61 mori karton të verdhë. Pjesë e miqësores së humbur me Italinë 1-3 edhe me Kombëtaren, fieraku duket se nuk i humbet aftësitë e tij dhe jo më kot tifozët e quajnë "Raketa". Pas kësaj fitoreje, Sakaryaspor mban vendin e nëntë me 19 pikë.