Gjesti i Cristiano Ronaldos

VIDEO/ Ofendoi fansat, Cristiano Ronaldo nën hetim në Arabinë Saudite

28 Shkurt, 15:06| Përditesimi: 28 Shkurt, 15:09

  • Share

Arabia Saudite - Cristiano Ronaldo është vënë nën hetim nga Disiplina për një gjest që ai bëri ndaj tifozëve pas fitores 3-2 të Al Nassr kundër Al Shabab në Ligën Pro Saudite të dielën.

Në pamjet nga ndeshja, tifozët mund të dëgjohen duke 'tallur' Ronaldon e duke brohoritur për Lionel Messin, një rival prej kohësh i sulmuesit 39-vjeçar.

Ronaldo dallohet duke vendosur dorën në vesh, duke marrë thirrjet nga tifozët. Më pas ai bëri një gjest shtytës me dorën e tij drejt ijeve në drejtim të spektatorëve në tribuna.

Gjesti tani po hetohet nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF), sipas medias Asharq Al Ausat.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?