Debutim me tri pikë për Orges Shehin në stolin e Partizanit. "Demat e Kuq" fituan 1-0 në shtëpi kundër Teutës, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 19-të në Superligë dhe që u zhvilluar në "Arenën e Demave" në kryeqytet. Paçka tri pikëve dhe suksesit maksimal, në fushë nuk ishte aq e lehtë për të besuarit e Shehit. Kundër skuadrës së vendlindjes, Shehi iu fal penalltisë së kthyer në gol nga Tedi Cara në të 39 minutë. Pas shtatë ndeshjeve pa fitore, Partizanit rikthehet të marrë tri pikë dhe duket se trajneri i ri është "ilaçi" i skuadrës. Tanimë me 35 pikë, Partizani mban vendin e dytë, pesë pikë më pak se Egnatia kryesuese. Teuta me 16 pikë është në fundin e renditjes dhe "Djemtë e Detit" duken në krizë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Egnatia fiton me Skënderbeun dhe prin klasifikimin, Partizani mund Teutën në kryeqytet dhe ndjek rrogozhinasit
S.Dh/ReportTv.al