Sikur asgjë nuk kishte ndodhur! 50-vjeçari shqiptar Eduart Danaj, pasi masakroi për vdekje ish-gruan e tij Enkelejda Danaj, shkoi në market që të blinte birra, vetëm 4 orë pasi qëlloi gruan për vdekje.
Konkretisht, autori pasi vrau barbarisht 40-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve, përshkoi një distancë prej 4 kilometrash dhe mbërriti në një hotel, ku kishte kërkuar një dhomë për të qëndruar.
Ndërsa kishte paguar dhomën, 50-vjeçari shqiptar mëngjesin e së enjtes doli nga hoteli dhe shkoi në një kioskë aty pranë për të blerë një birrë.
Më pas u strehua në një banesë që ishte në ndërtim. Kur u prangos ishte nën efektin e alkoolit.
Lajmi kryesor:
Vrasja e shqiptares në Athinë, vëllai: Burri e kërcënonte me thikë edhe kur ishte shtatzënë, i futi kokën në zbardhues! I jepet lamtumira nesër në Vlorë
M.Q.//ReportTv.al