VIDEO/ Pamje të frikshme nga Islanda, shembet shpella e akullit gjatë eksplorimit! Një turist i vdekur dhe 2 të zhdukur

27 Gusht, 12:09| Përditesimi: 27 Gusht, 12:16

  • Share

Islandë- Aventurat për eksplorim të turistëve në vendet më të rrezikshme të globit nuk reshtin, edhe pse shpesh kthehen në drama dhe tragjedi.

Si ajo që ka ndodhur në akullnajat e Islandës, teksa pamjet e frikshme u kapën nga një dron në fluturim mbi vendngjarje, ku u shemb një bllok i tërë akulli në shpellën ku po eksploronin një grup turistësh.

Bilanci ishte të paktën një i vdekur dhe 2 të zhdukur. Mediat raportojnë se po vazhdojnë kërkimet për dy persona të zhdukur në shpellën e akullit, të dielën e 25 Gushtit.

Pamjet me dron tregojnë shërbimet e urgjencës në veprim në skenën e shembjes së shpellës së akullit, e publikuar nga “La Repubblica”.

Sipas autoriteteve, shpella e akullit po eksplorohej nga turistët në momentin që blloku u shkëput. Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 25 anëtarësh nga vende të ndryshme, të cilët ndodheshin në shpellën natyrore, e vendosur nën një akullnajë, kur ndodhi aksidenti.

Një person u shpall i vdekur menjëherë pas përplasjes, ndërsa ekipet e shpëtimit po kryejnë një kërkim të gjerë dhe të vështirë për dy individë që besohet se kanë mbetur të bllokuar.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?