Punimet për ndërtimin e kompleksit Partizani vijojnë me ritme të kënaqshme, ku objektivi i vendosur nga drejtuesit e kuq është si fillim përfundimi i fushës ku të kryhen seancat stërvitore.
Pak ditë më parë është raportuar se drejtori i Partizanit i ka premtuar presidentit Gaz Demi se me datë 4 shkurt fusha për stërvitjen do të jetë e përfunduar.
Ky është pa dyshim një lajm shumë i mirë për të kuqtë, të cilët prej disa vitesh stërviten në fusha private.
Kompleksi i Partizanit do të jetë një ndër më të mirë në Shqipëri ku do të përfshijë stadiumin, fushat stërvitore për të gjitha ekipet zinxhi, hotelin me të gjitha kushtet etj.