DORTMUND - Gjermania fitoi të shtunë 2-0 kundër Danimarkës në "Iduna Park" dhe siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Euro 2024. Mbrëmja nuk ishte aq e qetë për arbitrat dhe lojtarët, me rebeshin dhe rrufetë që ndërprenë ndeshjen për 24 minuta.
Por kjo nuk ishte pengesa e vetme që ndeshja të vijonte normalisht. Fillimi i pjesës së dytë është vonuar për shkak se një person i panjohur i maskuar me çantë shpine ishte ngjitur në çatinë e stadiumit.
“Një person është ngjitur në çatinë e stadiumit në orën 22:27. Forcat e policisë morën pjesë për të folur me personin dhe për të siguruar kalimin e sigurt nga çatia. Për ta bërë këtë, helikopteri i policisë ndriçoi çatinë e stadiumit. Për momentin, nuk mund të jap informacion për motivin dhe identitetin e këtij njeriu”, tha zëdhënësi i policisë gjermane Peter Bandermann të shtunë, raporton Kicker.
Një ditë më vonë, mediat gjermane raportuan policinë se bëhej fjalë për një 21-vjeçar nga Osnabruck, një qytet në veri të Dortmundit. Ai është arrestuar, ndërsa policia ka theksuar se “në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për persona të tjerë”.
Fotografët kapën momentin kur kapitenët e Gjermanisë dhe Danimarkës, Ilkay Gundogan dhe Kasper Schmeichel shikonin drejt çatisë së stadiumit të Dortmundit me gjyqtarin Oliver dhe ndoqën aksionin e policisë.
A man was ARRESTED after climbing up to the top of the stadium after Germany vs Denmark…
— Mail Sport (@MailSport) June 29, 2024
WOW. ???? pic.twitter.com/1O4dJiPQaK
???????????????? | After the end of the game between Germany and Denmark, several men from the Spezialeinsatzkommando (German special forces) mobilized at Signal Iduna Park. The reason was a person at the stadium.
— SportSync (@SportSync_UE) June 29, 2024
The police issued a statement: “The police can now arrest the man. At no time… pic.twitter.com/KZsIHnXhFR