Momenti i panikut

Sport

VIDEO/ Panik në Holandë, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen! Lojtarët e Vitesses dhe Feyenoord në dhomat e zhveshjes

21 Janar 2024, 16:38| Përditesimi: 21 Janar 2024, 16:39

  • Share

HOLANDË - Vitesse dhe Feyenoord nuk mundën ta mbyllin 90 minutëshin e javës së 18-të në elitën e futbollit në Holandë. Në minutën e 88-të të sfidës, një grup prej më shumë se 40 tifozësh braktisën vendet e tyre në tribunë dhe lëvizën pranë pankinës mike, për t'u spostuar në një pjesë tjetër të tribunave.

Kjo situatë kapi të papërgatitur sigurinë, që megjithëse vrapuan për të ndalur tifozët, këta të fundit prekën fushën dhe u ngjitën në një tjetër tribunë. Të ndodhur në panik, lojtarët e Feyenoord u futë në dhomat e zhveshjes, me arbitrin Serdar Gozubuyuk që ndërpreu sfidën.

Të gjithë në dhomat e zhveshjes dhe ndeshja e ndërprerë 1-2, me dy minuta për t'u luajtur. E paprecedentë ajo që ndodhi në Holandë, me tifozët që u futën në fushë dhe ndërprenë sfidën, edhe pse pa u konfliktuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?