DIBËR - Korabi humbi 1-2 me Vorën për javën e 20-të në Kategorinë e Parë të futbollit. Në stadiumin e Peshkopisë ka pasur edhe momente paniku, me Frank Odirah Ntephe të miqve që u dërgua me urgjencë në spital pas një përplasje në fushë.
Gjatë aksionit të minutës së 77-të, Ntephe u përplas në zonën vendase me një nga mbrojtësit e Korabit, duke përfunduar në tokë. Kryesori i takimit pa gjendjen jo të mirë të futbollistit dhe menjëherë stafet mjekësore i erdhën në ndihmë.
U desh që autoambulanca të futej në fushë dhe të merrte lojtarin, pasi ishte i nevojshëm një kontroll më i detajuar. Mësohet se gjendja e futbollistit është e mirë dhe nuk ka asgjë serioze.