Deputetja Eva Maria Holzleitner

Bota

VIDEO/ Panik në parlament, deputetes austriake i bie të fikët gjatë fjalimit

12 Tetor 2021, 22:14| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 22:18

  • Share

Një deputete në parlamentin e Austrisë ka humbur ndjenjat gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohej për krizën qeveritare, pas hetimeve ndaj ish-kancelarit Sebastian Kurz.

Anëtarja e Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, humbi ndjenjat, gjatë fjalimit të saj duke shkaktuar panik në kuvend, ndërkohë që seanca u ndërpre.

Kolegët e saj nxituan që t’i jepnin ndihmën e parë, ndërkohë që deputetja u mor nga ambulanca.

Seanca është shoqëruar me debate të ashpra, pasi një dokument me akuza ndaj ish kancelarit janë bërë publike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?