VIDEO/ Kombëtarja 'pa busull' në Parma, Kili na mposht 0-3! Minuta për Brojën, debuton Arbër Hoxha

22 Mars, 22:44| Përditesimi: 23 Mars, 10:42

  • Share

FT/ Shqipëri 0-3 Kili (Vargas 19', Bolados 84', Davila 90+2')

Miqësore - Gjykoi Luca Pairetto (ITA)

PARMA, ITALI - Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht këtë të premte 0-3 nga Kili, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Ennio Tardini" të Parmës në Itali. Kuqezinjtë u dukën të pafuqishëm përballë amerikano-latinëve, me ndeshjen që ishte e para mes dy skuadrave në histori dhe foli për djemtë e Ricardo Gareca. Trajneri i ri i Kilit debuton me fitore në stolin e ekipit.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 20 minutave lojë nga Edu Vargas, me tanët që kontenstuan golin për prekje të topit me dorë, por kryesori italian Luca Pairetto e cilësoi të rregullt. Paçka se djemtë e Sylvinhos u përpoqën duke sulmuar, nuk ia dolën të barazonin.

Edhe pjesa e dytë foli për miqtë, që shënuan në fundin e lojës. Bolados, vetëm pak sekonda në fushë si zëvendësues i Sanchez shënoi në të 84 minutë. Më pas ishte Davilla në shtesën e dytë që "vulosi" ndeshjen në 0-3.

Në pjesën e dytë trajneri Sylvinho hodhi në fushë edhe Laçin, Muçollin, Brojën, Muçin dhe Arbër Hoxhën, me këtë të fundit që debutoi si kuqezi. Për t'u evidentuar edhe një rast i pastër i humbur nga Armando Broja që s'u koordinua si duhet në zonë.

Në sfidën e kësaj të mërkure stadiumi në Parma u mbush me kuqezinj, teksa tifozët nuk e braktisën ekipin dhe ishin më shumë se 13 mijë zemra kuqezi në mbështetje të djemve në fushë, duke dhuruar një atmosferë të zjarrtë.

Prova e parë gjenerale e Euro 2024 rezultoi jo e duhura për tanët, që vetëm pas tre ditësh do luajnë kundër Suedisë në Stockholm.

Komentet kryesore të ndeshjes:

90+4' Mbyllet 0-4 ndeshja.

90+2' Kili gjen edhe golin e tretë me Davila.

84' Shqipëri 0-2 Kili. Dyfishojnë amerikano-latinët. Bolados shënoi gol në të 84 minutë, teksa kishte vetëm pak sekonda në fushë, duke marrë vendin e Sanchez.

78' Arbër Hoxha debuton si kuqezi, futet në vend të Seferit.

72' Ernest Muçi zë vendin e Nedim Bajramit.

68' Rey Manaj i lë vendin Armando Brojës.

46' Fillon pjesa e dytë, Sylvinho asnjë ndryshim.

45' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.

19' Shqipëri 0-1 Kili. Vargas kalon Kilin në epërsi pas një aksioni të gjatë. Goditja nga jashtë zone ndalet në rrjetë. Tanët protestuan te arbitri për një prekje me dorë, teksa gjithçka u cilësua si e rregullt.

7' Ylber Ramadani ndëshkohet me karton të kuq.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Seferi, Manaj Trajner: Sylvinho

Kili (4-2-3-1): Bravo; Isla, Diaz, Lichnovsky, Suazo; Nunez, Echeverria; Davila, Alexis Sanchez, Osario; Vargas Trajner: Ricardo Gareca

 

Ora 23:52
Humbëm me Kilin, Sylvinho:Nuk më pëlqeu fare, duhet 90 minuta luftë! Manaj dhe Broja? Trajneri: S' mund t’i gjykoj për kaq minuta

1711148162_trajneri.jpg

Kombëtarja shqiptare e nisi vitin 2024 me humbje teksa u mposht nga Kili në miqësore. Në përfundim të sfidës, e rezultatin e thellë 0-3  trajneri Sylvinho nuk e fsheh zhgënjimin.

“Nuk bëmë aspak mirë në pjesën e parë. Nuk më pëlqeu fare, jemi skuadër që duhet të bëjmë luftë në 90 minuta. Pasi pësuam gol ne duhet të futeshim në lojë. Duhet një nivel akoma më i larë, 2 golat e fundit nuk duheshin pësuar. Duhet të reagonim si në Varshavë dhe Pragë.

Vetëkënaqësi nga titullarët? Nuk kemi në ekip titullarë fiks. Jemi skuadër që luajmë me shpirt. Kemi 28 lojtarë, secili merr minutat e veta. Njëri më pak tjetri më shumë, kjo është rruga jonë. Duhet të mësohemi me këtë nivel.

Manaj dhe Broja?

"Koha është e pakët, nuk është e lehtë ta gjykosh një futbollistë për 45 minuta apo 20 minuta. Nuk ka një rrugë tjetër, kemi 2 ndeshje në pak ditë. Tani është Suedia, pak kohë në dispozicion, duhet të përgatitemi për Europianin.

Kili është skuadër e nivelit të lartë, agresive dhe me histori të madhe. Lojtarë me kualitet të lartë, Sanchez, Diaz, Isla, Bravo, kanë fituar 2 herë Copa America, luajnë në Botëror. Na duhet të përballemi me nivele shumë të larta gjithnjë e më shumë.

Test negativ për lojtarët që duhet të jepnin një përgjigje? Jo, duhet të shohim ndeshjen. Nuk është e lehte të gjykosh në kaq pak minuta. Kemi një ndeshje të vëhstirë me Suedinë dhe pasi të rikthehemi në Tiranë do të vazhdojmë përgatitjet për Europianin”, tha trajneri për tv klan. 

Ora 23:36
Humbën me Kilin, Ramadani i kërkon falje tifozëve: Tre gola janë shumë! Manaj: Të ulim kokën dhe të stërvitemi

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht këtë të premte 0-3 nga Kili, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Ennio Tardini" të Parmës në Itali. 

Në përfundim të sfidës, mesfushori Ylber Ramadani pranoi se Kili ishte shumë lart.

“Tre gola janë shumë, por ne do të punojmë për të mos pësuar më kaq shumë. Janë shumë për një skuadër si ne. Nxjerrim shumë mësinë, Kili ishte me nivel të lartë dhe duhet të adaptohemi me këtë nivel pasi Europiani do të jetë kështu. TIfozat kanë të drejtë, vijnë të na suportojnë dhe duhet t’i shpërblejmë me rezultate.

Goli i parë erdhi shumë shpejt, e nisëm pjesën e parë me frikë. Në minutën e 70; goli i dytë e mbylli sfidën. Nxorrëm shumë mësime, të humbësh 3-0 nuk është mirë, u kërkojmë falje tifozëve”, tha Ramadani në një prononcimin për TV Klan.

Ndërsa sulmuesi Rei Manaj duke folur për SuperSport, deklaroi se skuadra nuk arriti të bëjë lojën që kishte përgatitur e bëri thirrje që të punojnë shumë për t’u përmirësuar.

"Nuk na doli as loja. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përgatitemi për ndeshjen tjetër në Suedi. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, por Kili vinte na bënte presing lart dhe na ndau shumë mesfushën nga sulmi. Trajneri do të na tregojë edhe gabimet në video-analizë. Tani duhet të lëmë fjalët dhe të punojmë për t’u përmirësuar që në ndeshjen tjetër." 

Ora 23:29
Kili na mposht 0-3! Broja: Ishim pa fat sot! Gjerat e mëdha do të vijnë në verë

Sulmuesi Armando Broja analizoi humbjen e kombëtares në ndeshjen miqësore me Kilin.

“Ishim pak pa fat sot. Nuk kemi luajtur mirë. Killi ishte shumë më i fortë.

Unë për vete jam shumë i kënaqur sot, sepse tifozët më dhanë një gjë të bukur. Kisha një vit e gjysmë pa luajtur dhe u riktheva sot. Ishte shumë bukur.

E di që kemi humbur sot, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë. Unë luaj futboll pa presion, që i vogël kam luajtur kështu.

Vij nga një dëmtim i gjatë. Skuadra më ka pritur shumë mirë. I njoh të gjithë çunat. Nuk kisha luajtur akoma me trajnerin e ri. Jam duke u rekuperuar më mirë dhe po stërvitem më shumë. Kuptohem me lojtarët dhe me trajnerit. Po shkoj më përpara me këtë dëmtim” tha Broja pas ndeshjes. 

Ora 22:36
VIDEO/ Pak sekonda në fushë, Bolados dyfishon në Parma! Shqipëri 0-2 Kili


84' Shqipëri 0-2 Kili. Dyfishojnë amerikano-latinët. Bolados shënoi gol në të 84 minutë, teksa kishte vetëm pak sekonda në fushë, duke marrë vendin e Sanchez.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Ora 22:13
VIDEO/ Tifozët 'e kallin' Parmën, 'Tardini' vishet kuqezi! Atmosferë fantastike për Kombëtaren


Më shumë se 13 mijë tifozë kuqezinj janë sot në "Ennio Tardini" të Parmës, aty ku Shqipëria e futbollit po luan me Kilin. Atmosferë fantastike nga tifozët tanë, me ndeshjen që duket se po luhet në Tiranë.

Ora 21:11
VIDEO/ Kili ndëshkon Shqipërinë pas 19 minutash, protesta nga kuqezinjtë


19' Shqipëri 0-1 Kili. Vargas kalon Kilin në epërsi pas një aksioni të gjatë. Goditja nga jashtë zone ndalet në rrjetë. Tanët protestuan te arbitri për një prekje me dorë, teksa gjithçka u cilësua si e rregullt.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Ora 20:33
'Muçi godet mirë nga distanca', Pablo Zabaleta: Sot duam të shohim Manajn


Këtë të premte në orën 20:45 fillon Shqipëri - Kili në Parma. Miqësorja është komentuar edhe nga ndihmëstrajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta.

"Është një ndeshje miqësore, por nuk i qasemi në mënyrë të tillë. Duhet të kemi mentalitetin e duhur për të dhënë 100%. Duam ta përgatisim këtë ndeshje si një test të vërtetë. Përballë kemi një kundërshtar të fortë. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Këtë herë kemi tre opsione në sulm.

Cikalleshi ka qenë sulmuesi ynë kryesor, ka luajtur 8 ndeshje si titullar. E dimë se çfarë di të japë ai. Kështu që duam të shohim edhe lojtarët e tjerë që kemi në dispozicion. Manaj po bën një kampionat të mirë në Turqi dhe duam të shohim çfarë mund t’i japë skuadrës.

Të luajturit kundër Kilit është diçka e ngjashme me atë që mund të gjejmë në Europian. Italia, Kroacia, Spanja janë të ngjashme me të. Në këtë kuptim, është një test i mirë.

Muçin e shohim më shumë si një numër “10”-sh. Ai luan pas sulmuesit. Por mund të luajë edhe në të majtë, apo në të djathtë. Edhe te Beshiktashi ka luajtur në krahë. Është një lojtar që e ndjekim, ka një goditje të mirë nga distanca", tha ndihmëstrajneri i Kombëtares për Supersport.

Ora 19:32
VIDEO/ Rey Manaj me numrin 8, Broja e ndryshon! Brenda dhomës së zhveshjes në Parma


Afro një orë nga nisja e ndeshjes kundër Kilit në Parma, Kombëtarja duket gati. Lojtarët kanë mbërritur në stadium dhe gjithçka në dhomat e zhveshjes krijon atmosferën e shumëpritur. Në këtë duel kuqezinjtë do luajnë me fanellat e kuqe, teksa Armando Broja mban numrin 22. Manaj rikthehet te numri 8 pas një mungese të gjatë në ekip.

 

Ora 19:25
FORMACIONET/ Sylvinho i beson Rey Manajt nga minuta e parë, Broja në stol! Titullarët kundër Kilit


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të premte në 20:45 një miqësore kundër Kilit, në stadiumin "Ennio Tardini" të Parmës. Kjo do jetë përballja e parë mes dy skuadrave në histori, teksa dueli vjen si prova e parë gjenerale për kuqezinjtë e Sylvinhos para Euro 2024.

Braziliani i stolit ka zgjedhur edhe formacionin titullar që do fillojë përballjen, me Manaj që preferohet nga minuta e parë në vend të Brojës apo Cikalleshit. Pjesa tjetër është e njëjtë me ndeshjet kualifikuese, teksa mungojnë Ismajli dhe Berisha.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Seferi, Manaj Trajner: Sylvinho

Kili (4-2-3-1): Bravo; Isla, Diaz, Lichnovsky, Suazo; Nunez, Echeverria; Davila, Alexis Sanchez, Osario; Vargas Trajner: Ricardo Gareca

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?