Në "Tardini" Parma mposhti 3-1 Lazion dhe bën që kryeqytetasit të pësojnë disfatë pas pesë fitoreve radhazi. Edhe pse Lazio shënoi me Rovellan pas dy minutave, goli u anullua për pozicion jashtë loje. Ishte Man në minutën e gjashtë që kaloi në epërsi Parmën, teksa golin e dytë e shënoi Mohamed në minutën e 53. Goli i Castellanos në të 81 minutë shërbeu sa për statistika te Lazio, që mbetet në kuotën e 28 pikëve. Parma gjeti edhe të tretin me Del Ptaro në fund dhe me 15 pikë ngjitet në pozitën e 11-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli fiton me një gol dhe mban kreun e Serie A, Juventus abonohet me barazimet! Shtyhet Fiore - Inter, futbollisti shembet në tokë dhe dërgohet në spital
S.Dh/ReportTv.al