VIDEO/ Partizani një gol për tri pikë kundër Bylisit, arbitri ndërpret ndeshjen! Policia në fushë

13 Shkurt 2023, 14:56| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 16:36

  • Share

Partizani fitoi 0-1 me Bylisin në "Adush Muça" të Ballshit. Në ndeshjen e fundit të Superligës për javën e 21, vendosi goli i Mensah në minutën e 77-të. Tanimë Partizani me këtë fitore shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë. Fundi i ndeshjes nuk ka qenë i qetë, me tifozët vendas që hodhën sende të forta në fushë, teksa kryesori Bajramaj u detyrua që ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Ndërhyrja e policisë bëri që tifozët të qetësoheshin dhe më pas ndeshja të vijonte me 7 minutat e mbetura në fundin e lojës.

Ndeshja në "Adush Muça" nisi e ekuilibruar, me dy skuadrat që në 45 minutat e para nuk prodhuan gola duke u mbrojtur dhe studiuar njëra-tjetrën. Në pjesën e dytë të dy trajnerët kanë bërë disa ndërrime, teksa do duhej minuta e 77 që Mensah të përfitonte nga një aksion dhe pas krosimit në zonë gjeti rrjetën për t'i dhënë tri pikë Partizanit.Tanimë Partizani me 34 pikë barazon Vllazninë në vendin e dytë, me dy skuadrat që janë tre pikë pas Tiranës kryesuese. Bylis me 23 pikë renditet në vendin e parafundit.

Pas rezultateve të javës së 21-të, Tirana me 37 pikë është në vendin e parë, ndjekur nga Vllaznia dhe Partizani me 34 pikë. Erzeni mban vendin e katërt me 31 pikë, Egnatia me 30 pikë në vendin e pestë, teksa Laçi dhe Teuta mbajnë vendet gjashtë dhe shtatë. Në zonën e ftohtë Kukësi me 25 pikë, Bylis me 23 pikë dhe Kastrioti mbyll tabelën e klasifikimit me 20 pikë.

Superliga - java 21:

E shtunë

Laçi 0-1 Egnatia

Kukësi 1-0 Kastrioti

E diel

Erzeni 1-1 Teuta

Tirana 0-1 Vllaznia (Loro Boriçi)

E hënë

Bylis 0-1 Partizani

VIDEO:

Ora 15:40
Fitorja e parë në 2023, trajneri i Partizanit: Skuadra ka ndryshuar, nuk flas për titullin

Partizani fitoi 0-1 me Bylisin në Ballsh. Me këto tri pikë "Demat" futen në garë për titullin kampion, duke qenë -3 pikë nga Tirana kryesuese. Fitorja e parë e Partizanit është komentuar për Oversport edhe nga trajneri i të kuqve, Giovanni Colella.

"E vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është që të fitonim ndeshjen. Jemi të kënaqur që arritëm fitoren e parë për vitin 2023 dhe tashmë shohim përpara. Ne mendojmë për ndeshjet me radhë. Nuk i vendosim limite vetes. Mundohemi që të bëjmë sa më shumë pikë dhe më pas të shohim se çfarë do të bëjmë.

Loja e Partizanit lë për të dëshiruar këtë vit, çfarë ka ndryshuar? Jam dakord, por ka ndryshuar skuadra. Ekipi duhet të gjejë ekuilibra të rinj, sepse disa lojtarë janë larguar. Pastaj kur mungojnë rezultatet, luan pak më keq. Sepse humb besimin. Shpresojmë që ata që kanë ardhur të arrijnë formën optimale, sepse nuk janë në nivelin e atyre që janë larguar. Sot nuk ishte një ndeshje e bukur, por ndaj Egnatias luajtëm shumë mirë, ndoshta ndeshjen më të mirë, edhe pse nuk fituam. Por jam dakord me konstatimin tuaj.

Besimi ndaj të rinjve? Një nga objektivat e këtij vitit është që të afirmuar lojtarët e rinj të klubit. I kënaqur me performancën e lojtarëve të rinj? Kanë ardhur lojtarë shumë të mirë. Nuk mund tu kërkoj të jenë perfekt për shumë gjëra, që ata i bëjnë për herë të parë në karrierë. Unë mërzitem i pari, por nuk mund ti kritikojë. Si gjendja fizike, edhe ajo psikologjike ndikojnë, prandaj nuk mund t'u kërkoj më shumë se ç'pritet.

Partizani për titull tani? Jo, nuk do të flas më për titullin. T'i marrim ndeshjet me rradhë dhe të mendojmë për Erzenin, pa menduar se përse na duhen tre pikët. Më vonë do të bëjmë llogaritë dhe të shohim se në ç'rrugë jemi”, tha Colella.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?