Në "Kompleksin Partizani", vendasit humbën 0-2 me Teutën. Partizani i Giovanni Colella për të tretën ndeshje nuk ia del të dalë te fitorja. Duket se largimi i Skukës dhe Bitrit ka ndikuar në organikën e skuadrës, me të kuqtë që mbajnë vendin e dytë në klasifikim. Teuta kaloi në avantazh në minutën e 40-të me Albion Markun. Mbrojtësi lëvizi mirë në fashën e djathtë dhe lëshoi një "predhë" në drejtim të portës, duke mposhtur Alban Hoxhën me një kryevepër. Në pjesën e dytë, teksa pritej reagimi i vendasve, "Djemtë e Detit" gjetën edhe golin e dytë me Sherif Kallakun në minutën e 64. Nga pika e bardhë e penalltisë, fantazisti nuk gaboi dhe gjeti golin e dytë në dy ndeshje me Teutën në këtë rikthim. Partizani me 30 pikë mban vendin e dytë në klasifikim, teska Teuta me 21 pikë qëndron në vendin e shtatë duke u larguar nga zona e ftohtë.
Golat e ndeshjes:
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Mbyllet gjysma e Superligës, Tirana lë pas Partizanin! Bardheblutë fitojnë në transfertë, Teuta mposht 'Demat'
S.Dh/ReportTv.al