Video/ Pas 34 vitesh nis hedhja e rasatit të krapit në liqenin e Shkodrës! Së shpejti dhe një markatë e re peshku

10 Korrik, 16:02| Përditesimi: 10 Korrik, 16:09

  • Share

Rreth 40 mijë rasat peshku hidhet për herë të parë që pas viteve 90-të, në liqenin e Shkodrës. Rasati ndihmon në shtimin e krapit në liqen.

Për të parë nga afër procesin ishte në Shkodër Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e cila bashkë me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci kërkuan nga policia të marrë masa për frenimin e gjuetisë së paligjshme.

Bashkia e Shkodrës ka fituar dy projekte, pjesë e paketes së madhe prej 25 milion euro që Qeveria Italiane i ka dhënë Shqipërisë në formën e kredisë. Për Shkodrën, tha Denaj është miratuar projekti për merkatën e peshkut dhe zhvillimi i peshkimit artizanal në Velipojë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/07/2024 00:35

    Krapi ketu ku jetoj quhet peshk invaziv sepse demton habitatin e peshqeve native dhe duke shfarosur ushqimin e tyre,i shfaros dhe ata vete,gjithashtu ka dhe tendence te shumohet si minjte,prandaj synojne t'a mbajne nen kontroll,ose t'a heqin qafe /for good/.Tani,nese liq.i Shkodres nuk ka peshq me te vertete native,eshte O.K,por nese ka,atehere kane bere nje gabim te madh qe e kane hedhur rasatin pa u konsultuar me shkencetaret.

    Përgjigju
  • San Giovanni: 10/07/2024 17:44

    25 milion euro?!! Të shohim se çfarë do të merementojnë....

    Përgjigju
  • Kirasjani: 10/07/2024 17:26

    O ERGYS! Po nuk dënonconi ju gjdo dit shkatërruesit e peshkut me gjenerator kot hillet ky rasat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?