Ndeshje fantastike në stadiumin e "Dritave" në Portugali. Benfica dhe Inter barazuan 3-3 në grupin D të Champions League. Nënkampionët e këtij kompeticioni, Inter tregoi shpirtin luftarak dhe nga 3-0 e mbylli ndeshje më 3-3 me Kristjan Asllanin që luajti 90 minuta. Ndeshja nisi keq për zikaltërit, me një ish si Joao Mario që shënoi tripletë për "Shqiponjat" në minutat 5, 13 dhe 34, me golin e dytë që erdhi si pasojë e një gabimi nga Asllani.
Pjesa e dytë ishte me tjetër fytyrë për Interin, që shënoi me Arnautovic në të 51 minutë, Frattesi në të 58 minutë dhe goli i barazimit nga Sanchez me penallti në minutën e 72. Në fund Benfica mbeti me një lojtar më pak pas të kuqit me VAR për Antonio Silva. Grupi D i ka mësuar skuadrat që kalojnë më tej, me Sociedad dhe Inter që kanë një biletë për në 1/8. Tanimë të dyja skuadrat do përballen në javën e fundit në Milano, për të mësuar se cila do kalojë si skuadra e parë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Man. United e bën dramë, larg 1/8 të Champions League! Spektakël dhe 'lumë golash' në Madrid dhe Lisbonë, Arsenal luan 'tenis' me Lens
S.Dh/ReportTv.al