Momenti i incidentit

VIDEO/ Peja fiton titullin pas 10 vitesh në basketboll, tifozët hedhin mjete piroteknike në parket

19 Maj 2023, 16:32| Përditesimi: 19 Maj 2023, 16:35

  • Share

Peja fitoi 93-91 kundër Trepçës në Mitrovicë dhe shpallet kështu pas 10 vitesh kampione e Superligës së meshkujve në basketbollin kosovar. Përballja ka qenë e luftuar dhe ka shkuar në shtesë, me pejanët që kanë qenë më të saktë duke fituar me vetëm dy pikë diferencë.

Përballja finale u shoqërua me një atmosferë të zjarrtë në Pallatin e Sportit, teksa nuk munguan incidentet në parket. Në momentin që organizatorët do jepnin medaljet për kampionët, tifozët e Trepçës kanë hedhur sende të forta dhe piroteknike në drejtim të basketbollistëve.

Kaq ka mjaftuar që ceremonia të shtyhej me disa minuta, me tifozët që janë nxjerrë jashtë. Më pas Peja ka ngritur trofeun që e priste për 10 vite.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?