Penalltia e humbur dhe Sergio Ramos

Sport

VIDEO/ Penalltia më e keqe në karrierë, Sergio Ramos 'lë nam' me 'Panenka'

25 Shtator, 13:03| Përditesimi: 25 Shtator, 13:04

  • Share

MEKSIKË - Sergio Ramos ishte protagonist në humbjen e Monterrey ndaj Toluca me rezultatin 6-2 në “Liga MX”. Kjo disfatë shpërdoroi mundësinë që Monterrey të afrohej me kreun e klasifikimit. Në minutën e 20-të, Monterrey mori penallti dhe Ramos tentoi me “Panenka”, duke besuar se portieri do të hidhej në krah.

Gjithçka shkoi keq për Ramos, i cili gaboi penalltinë e goditur më keq në karrierë. Duke u munduar të realizojë në mënyrë spektakolare, Ramos dështoi keq, pasi penalltia e tij me “Panenka” shkoi drejt e në duart e portierit.

Nëse do shënonte, Monterrey do shkonte në epërsinë 0-2 dhe rrjedha e ndeshjes mund të ishte ndryshe, por ekipi i Ramos humbi 6-2.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?