Penalltia e akorduar

VIDEO/ Penalltia më qesharake në histori, si Aston Villa u mposht në Champions League

7 Nëntor, 10:23| Përditesimi: 7 Nëntor, 10:25

  • Share

BELGJIKË - Club Brugge fitoi të mërkurën 1-0 kundër Aston Villas në raundin e katërt në Champions League. Në këtë duel vendosi një penallti, ndoshta më e çuditshmja akorduar ndonjëherë në këtë nivel.

Në minutën e 51-të, Martinez nisi lojën te Aston Villa dhe mbrojtësi Tyrone Mings nga pakujdesia dhe naiviteti mendoi se do duhej ta riniste nga e para aksionin, duke marrë topin me dorë në zonë dhe vendosur në vendin e përcaktuar.

Për kryesorin gjerman Stieler ishte 11 metërsh që më pas u kthye në gol nga Vanaken, kjo pas protestave te anglezët. Shumë strikt në vendimin e tij arbitri gjerman, kjo të paktën sipas medieve dhe tifozëve.

Njëjtë si ky raste, një pakujdesi ndodhi me Arsenalin në prillin e këtij viti po në Champions League dhe u trajtua si pakujdesi. Mesa duket vetëm në këtë mënyrë mund të ndalej ecuria me tre fitore e Aston Villas këtë sezon në Champions.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndoca: 07/11/2024 10:51

    Coje mor icat me mbledh banane n xhungel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?