Festa e Holstein Kiel

VIDEO/ Për herë të parë në histori, Holstein Kiel ngjitet në Bundesligë! Tifozët futen në fushë, në elitë edhe St. Pauli

12 Maj, 17:48| Përditesimi: 12 Maj, 17:50

  • Share

KIEL, Gjermani - Goli i shpejtë i Benedikt Pichler ishte i mjaftueshëm që Holstein Kiel të siguronte për herë të parë në histori një vend në Bundesligën e futbollit, kjo pasi barazoi në shtëpi 1-1 me Fortuna Dusseldorf.

Pichler shënoi në minutën e dytë për të garantuar që Kiel të përfundonte në mesin e dy më të mirëve në divizionin e dytë të Gjermanisë për promovimin automatik në ligën e parë.

“Ne e kemi shpërblyer veten për një sezon fantastik. Unë nuk mendoj se nuk do të fle për disa net”, tha kapiteni i Kiel, Philipp Sander. Mbështetësit e Kielit u futën në fushë dhe ndezën fishekzjarrë pas bilbilit të arbitrit, ndërsa mbështetësit jashtë nisën me festën në rrugët e qytetit.

Kiel u themelua në vitin 1900 dhe fitoi një kampionat gjerman në vitin 1912. Vitet e fundit, u promovua në divizionin e tretë në 2013 dhe arriti në divizionin e dytë në 2017 për herë të parë pas 36 vitesh. Kiel do të jetë klubi i 58-të në Bundesligë që nga formimi i ligës në vitin 1963 dhe i pari nga kantoni verior i Schlesuig-Holstein.

Vitin tjetër në Bundesligë do luajnë edhe St. Pauli, klub i cili rikthehet te kategoria elitare gjermane pas 13 vitesh mungesë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?