Gerard Pique zhvilloi dje ndeshjen e fundit në Camp Nou. 35 vjeçari vendosi pak ditë më parë që të tërhiqet nga futbolli i luajtur, duke befasuar drejtuesit e Barcelonës. Spanjolli u trajtua si një legjendë nga tifozët, me Pique që nuk i mbajti lotët para dhe pas ndeshjes së fituar 2-0 me Almerian.
Për ta ngushëlluar ka menduar e dashura e tij e re, 24 vjeçarja Clara Kia Marti. Për herë të parë në publik, çifti u filmua në ambientet e stadiumit duke shkëmbyer një puthje, me ngurimin që dukej te Clara. Ndarja e Pique nga Shakira pas 12 vitesh martesë bëri bujë në mediet rozë, me mbrojtësin që u akuzua për tradhti bashkëshortore.