ANGLI - Accrington dhe Bradford City barazuan 1-1 në kohën e rregullt për ndeshjen që vlente për raundin e parë të Carabao Cup në Angli. Pas 90 minutave ndeshja shkoi te penalltitë, me pamjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Bradford realizoi tre penalltitë e para perfekte, teksa Jack Nolan humbi të dytën për Accrington. Me rezultati 3-1, Adedoyin duhet të dërgonte sferën në rrjetë për të mbajtur të tijtë në lojë.
Anësori 22-vjeçari u bë qesharak, teksa jo vetëm nuk shënoi, por ka goditur një nga penalltitë më të këqija ndonjëherë në futboll. Ai u rrëzua në momentin e goditjes dhe portieri i Bradford, Harry Lewis e ndali sferën, për t'i dhënë fitoren të tijve.