MAQEDONI E VERIUT- Dy ditë pas tragjedisë që ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona për shkak të zjarrit që përfshiu spitalin COVID, sot kanë ardhur edhe dorëheqjet e para në radhët e autoriteteve shëndetësore në vend. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.
Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë vjen pas tre dorëheqjeve Pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani. Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.
Ndërkohë në një video të bërë publike, para zjarrit shihet se flakëve i janë dashur vetëm pak sekonda për të 'përpirë' godinën e spitalit COVID në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, duke i marrë jetën 14 personave. Pamjet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin e përfshirjes së spitalit nga flakët, që fillimisht ka nisur në pjesën e përparme të godinës.
Në pamje duken mjekët teksa tentojnë të shpëtojnë pacientët, disa prej të cilëve i nxjerrin nga dritarja. Megjithatë, përhapja shumë shpejtë e flakëve, nuk i dha atyre mundësi të ndihmonin më shumë persona që mbetën të bllokuar në spital, mes flakëve dhe tymit.
Ngjarja tragjike në Maqedoninë e Veriut u regjistrua mbrëmjen e 8 shtatorit, ku Mes viktimave nga zjarri tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin pacientë në spitalin e COVID, ndërsa 2 viktimat e tjera ishin familjarë të pacientëve, bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje. Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërsa ka akuza të shumta për parregullsi në procesin e ndërtimit të spitalit.
Në përpjekje për të marrë një përgjigje të shpejtë në lidhje me atë së çfarë ka ndodhur, qeveria e Maqedonisë së Veriut do të angazhojë ekspertë të huaj për të hetuar.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.
Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.
Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.
Zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë në spitalin COVID në Tetovë i cili u përfshi nga flakët, e për pasojë ndërruan jetë 14 persona e dhjetëra u plagosën.
Ilir Hasani në një postim në rrjetet sociale, shkruan se jep dorëheqjen pasi ky është akti më i vogël që mund të bëjë në këto momente, për të respektuar viktimat.
'Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!'- shkruan Hasani.
Edhe Drejtori i Pergjithshem i Spitalit Klinik te Tetovës, pas tragjedise te spitali modular ka dhënë dorëheqjen e cila është pasuar edhe me largimin e Drejtorit ekonomik.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka dhënë një kronologji, të mënyrës sesi kanë vepruar forcat Zjarrfikëse për të shuar zjarrin që përfshiu spitalin COVID në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë se forcat zjarrfikëse brenda 15 minutave kanë shuar flakët. Më tej ajo shton se nga të dhënat e fundit hetimi në vendngjarje ka përfunduar, kurse tani bëhet analizimi i të gjitha provave materiale, dëshmive dhe fakteve.
Arifi thotë se po ashtu një fakt shumë inkurajues është edhe arritja e hetuesve gjerman, që do të ndihmojnë në të gjithë pistat e hetimit rreth kësaj ngjarjeje tragjike.
'Vizitë në NJTKZ Tetovë dhe informim për publikun!
Nga të dhënat zyrtare të shërbimit dispeçerik të NJTKZ Tetovë, më datë 08.09.2021 në ora 21:02 minuta është pranuar thirrje për zjarr në repartin e qendrës Infektive në Tetovë. NJKTZ ka intervenuar menjëherë me 3 automjete kundër zjarrit dhe 16 zjarrfikës të cilët kanë arritur në vendngjarje në ora 21:07 minuta. Dy automjete janë pozicionuar në pjesën e përparme të objektit të spitalit modular, kurse njëri në anën e pasme, për të parandaluar që flakët të përhapen edhe në objektin e repartit infektiv që është shumë afër objektit të spitalit modular. Zjarri është lokalizuar në ora 21:30 minuta, kurse është shuar plotësisht në ora 21:45 minuta.
Sipas të dhënave të fundit hetimi në vendngjarje ka përfunduar, kurse tani bëhet analizimi i të gjitha provave materiale, dëshmive dhe fakteve. Po ashtu një fakt shumë inkurajues është edhe arritja e hetuesve gjerman, që do të ndihmojnë në të gjithë pistat e hetimit rreth kësaj ngjarjeje tragjike.
Me vendim të Këshillit komunal të Tetovës sot u vendos që komuna e Tetovës të mbulojë shpenzimet e shërbimeve mortore për viktimat, si dhe ka miratuar ndihmë financiare për të gjitha familjet e viktimave, si dhe për të mbijetuarit nga kjo tragjedi.
Gjithashtu komuna e Tetovës në bashkëpunim me OJQ "Cortex" nga Tetova, do të ofrojë ndihmë psikologjike për familjet e viktimave, të mbijetuarit, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që përjetuan nga afër traumën e kësaj tragjedie.'- tha Arifi.
Pa tjeter ekspertize nderkombetare.Nuk duhet hamandur se, ndoshta ka dore kundershtari poli tik e kombetar i banoreve tetovare.Vetem ekspertiza nderkombetare eshte e besueshme!!!
Përgjigju