VIDEO/ Për të gjithë kuriozët! Shihni si duket "Palinuro", anija 90-vjeçare e marinës ushtarake italiane

1 Gusht, 10:10| Përditesimi: 1 Gusht, 12:17

  • Share

Anija shkollë “Palinuro” është ankoruar në kalatën nr.2 të portit të Durrësit duke u hapur për vizitorët. Anija ka në bordin e saj studentët e vitit të 2° të kursit për marshall në kategorinë e timonierëve të Shkollës së Nënoficerëve të Taranto-s. 

Duke marrë shkas nga programi mësimor, kapiteni saj ka zgjedhur ta ankorojë në Durrës duke i dhënë mundësinë qytetarëve vendas dhe të huaj, të vizitojnë këtë anije.

Në bord ndodhen aktualisht 13 studentë, por numri i tyre varion nga 10 deri në rreth 60 studentë, që trajnohen për një periudhë të caktuar në anije. Sakaq një numër i lartë vizitorësh vendas dhe të huaj, kanë parë ambientet e saj duke u kënaqur, sidomos durrsakët e apasionuar pas detarisë.

Anija shkollë, e prodhuar në një kantier francez në vitin 1934 ka mbushur 90 vite jetë. “Palinuro” do të jetë e hapur për publikun deri të enjten në orën 11.30, ndërsa më pas do të nisë udhëtimin drejt Italisë, e më saktësisht Mesinës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?