Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të së hënës në një ndërtesë prej 35-katësh në Dubai, e cila ndodhet pranë Burj Khalifa, e cila është ndërtesa më e lartë në botë, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.
Sipas informacioneve, zjarri tani është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Ndërtesa që mori flakë quhet 8 Boulevard Walk dhe është një nga ndërtesat e Emaar, kompania kryesore e ndërtimit e mbështetur nga qeveria.
Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë amerikane për ta kontaktuar atë.
Në natën e Vitit të Ri në 2015, një zjarr përfshiu në Address Downtown, një nga hotelet më luksoze në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifa.
Duke folur për National World, Bindu Rai, e cila jeton përballë ndërtesës, tha: “Nëna ime u zgjua kur zjarri filloi pasi e gjithë dhoma e saj ishte e përfshirë nga flakët”.
Një mjek zbuloi se të paktën 60 njerëz u plagosën, shumë prej tyre me lëndime të rënda, duke hedhur poshtë deklaratët e zyrtarëve të cilët kishin raportuar se një person pësoi një atak në zemër.
Vitet e fundit, ka pasur një sërë zjarresh në ndërtesat e larta në Dubai, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave të tilla.