Goli i Granit Xhakës

Sport

VIDEO/ Perla e Granit Xhakës, mesfushori shqiptar nominohet për 'Golin e Vitit'

28 Dhjetor 2024, 12:42| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 12:43

  • Share

Granit Xhaka po zhvillon një sezon të dytë të shkëlqyer me kampionët e Bundesligës në Gjermani, ekipin e Bayer Leverkusen. Për vitin 2024 tanimë janë nominuar edhe golat më të bukur në Bundesligë, ku më i votuari nga tifozët do fitojë edhe çmimin që më shumë është emocional.

Goli i Xhakës kundër Borussia MGladbach në 27 gushtin e këtij viti është mes tyre. Mesfushori shqiptar mori një pasim nga krahu dhe me të majtë e ndali sferën në rrjetë, teksa trajektorja e topit dhe forca drejt rrjetës kanë marrë vlerësim maksimal.

Këtë sezon Xhaka ka luajtur 25 ndeshje me Leverkusenin në të gjitha kompeticionet (2.084 minuta) dhe ka shënuar dy gola e dhënë pesë pasime finale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?