Goli i Asllanit

VIDEO/ 'Perla' e Kristjan Asllanit mahnit UEFA-n, goli i Kombëtares në listë për çmimin e javës

21 Qershor 2023, 09:47| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 10:42

  • Share

Shqipëria e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të grupit E kualifikues të Euro 2024. Goli i dytë i kuqezinjve u shënua nga Kristjan Asllani në minutën e 51-të, me mesfushorin e Interit që "shkundi merimangat" e portës vendase.

UEFA e ka vlerësuar "perlën" e Asllanit si ndër katër golat më të bukur të javës, duke e futur në listë për ta votuar. Veç Asllanit në garë për golin më të bukur të raundit të tretë të grupeve është edhe realizimi i turkut Arda Guler, ai i Saka të Anglisë dhe Sallai i Hungarisë.

Tre ditë më parë, realizimi i Jasir Asanit në fitoren 2-0 të Kombëtares kundër Moldavisë u zgjodh si goli më i bukur nga UEFA në bazë të votimeve në internet.

 
 

Ora 10:40
Kristjan Asllani 'në gojën' e UEFA-s, Interi i bën jehonë golit me Kombëtaren

Kristjan Asllani shënoi golin e dytë me Kombëtaren (pas atij me Armeninë në miqësore). Në fitoren 1-3 kundër Ishujve Faroe për grupin E kualifikues të Euro 2024, elbasanasi tundi rrjetën me një gol që u fut mes katër më të bukurve të javës nga UEFA. Edhe Interi nuk ka mundur mos vlerësojë "perlën" e djaloshit, duke bërë një postim dhe e krahasuar së bashku me Lukakun. "Shokë goli", shkruan Interi në postim.

Postimi i Interit
S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?