Rey Manaj është sulmuesi i Kombëtares më në formë për momentin. 26-vjeçari ia ka dalë që të gjejë golin e 16-të këtë sezon me Sivasspor në Superligën e Turqisë, ndërsa edhe Sokol Cikalleshi ka bërë protagonistin me Konyaspor, duke dhuruar asist.
Sa i takon Manajt, Sivasspori i tij fitoi 1-0 kundër Rizespor për raundin e 25-të në kampionat. U desh minuta e 30-të që lushnjari Manaj të shtangte portierin mik Akkan nga goditja e dënimit. Gol dhe trekëndësh për Manajn, që duket se ka vendosur në dilemë edhe Sylvinhon për një ftesë në Euro 2024.
Nga ana tjëtër, Sokol Cikalleshi ka asistuar për Konyaspor. Në golin e parë të ndeshjes, kavajasi i shërbeu Prip në minutën e 38-të.