Përleshja mes lojtarëve

VIDEO/ Përleshje masive dhe grushta, fusha e futbollit kthehet në ring

9 Janar 2023, 15:55| Përditesimi: 9 Janar 2023, 15:56

  • Share

Ndeshja mes Guanacasteca dhe Liberia në kampionatin e Kosta Rikës është kthyer në përleshje masive, teksa futbollistët në fushë kanë ngatërruar sport. Në minutën e 26 të ndeshjes, teksa dueli ishte 1-2 për Liberinë, një përleshje masive me grushta dhe shkelma ka bërë që pamjet të bëjnë xhiron e rrjetit.

Thuajse të gjithë lojtarët në fushë dhe ata në stol janë përleshur mes tyre, me lojën që për shumë minuta u ndërpre. Pas disa kartonave të kuq dhe paralajmërimit për ndëshkime masive, dueli vijoi për të përfunduar në fund 3-3.

Pamjet e rënda janë shpërndarë me shpejtësi në kanalet e komunikimit, teksa mesfushori mik, Diego Madrigal ka thënë se ajo që ndodhi është në turp për futbollin e Kosta Rikës. "Një njollë e madhe për futbollin tonë kombëtar, nuk mund të ndodhë as në kalçeto".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?