Demonstruesit u mblodhën në qytetin e Nju Jorkut për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën ndërsa luftimet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit vazhdojnë.
Mbështetësit pro-palestinezë mbajtën një tubim në Times Square dhe marshuan nëpër Midtown Manhattan ndërsa mbështetësit pro-izraelitë u mblodhën pranë konsullatës izraelite në Manhattan.
Disa nga demonstruesit përcollën mesazhe solidariteti për Palestinën, duke valëvitur flamuj dhe duke shfaqur pankarta. Në anën e kundërt të zonës së protestës, u mblodhën një grup demonstruesish pro-izraelitë, duke mbajtur flamuj izraelitë, raporton agjencia e lajmeve AssociatedPress.
Shkëmbime verbale dhe tallje ndodhën në mënyrë sporadike midis dy grupeve. Protesta, e cila iu nënshtrua masave të gjera të sigurisë nga policia, përfundoi e qetë.
Ndërkohë në një video që po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se shihet një përleshje midis mbështetësve palestinezë dhe një grupi pro-izraelit në Kirkland, Washington.
BREAKING:
— Naseemian (@Naseemiann) October 9, 2023
Major clashes between Palestinian supporters and a pro-Israel group in Kirkland, Washington. ???????? #GazaUnderAttack #hamasattack #Gaza #FreePalastine #Israel #IsraelPalestineWar #Palestina #طوفان_الأقصى #غزه_تقاوم
pic.twitter.com/pHbgtQVAMU
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mbi 900 të vrarë në Izrael, 687 në Rripin e Gazës! Hamasi kërcënon me ekzekutimin e pengjeve ndërsa Netanyahu sulmon me raketa
S.S/r.k./ReportTv.al