QIPRO - Derbi i Kupës së Qipros mes AEL-it dhe Apollon Limasolit nuk ka nisur, pasi në stadiumin "Alphamega" janë shënuar incidente të shumta mes tifozëve të dy skuadrave.
Siç raportojnë mediat qipriote, huliganët pushtuan fushën e lojës dhe u përleshën, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të policisë. Rendi më në fund u rivendos dhe kur gjithçka u duk se ndeshja do të zhvillohej normalisht, policia bëri të ditur se nuk mund të garantonte mbarëvajtjen e saj.
Kështu, fati i ndeshjes do të vendoset në sallat e Federatës, ashtu si ai i Nea Salamina-APOEL, i cili u ndërpre pak ditë më parë për shkak të hedhjes së fishekzjarreve.
Nga ana e tij, Apollo Limassol komentoi atë që ndodhi, duke thënë se “Apollon Football dëshiron të mbajë qëndrim për mosfillimin e ndeshjes së Kupës sonte kundër AEL. Ndeshja nuk filloi asnjëherë pas një vendimi politik dhe presim të dimë arsyet që çuan në këtë vendim, në një kohë kur të gjithë e dinin se ishte një lojë me rrezik të lartë”.