Në Sardegna, Cagliari fitoi 2-1 me përmbysje kundër surprizës së këtij sezoni, Bolognës, duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes në Serie A. Ishin miqtë e Mottës që shënuan të parët me Orsolinin në të 24 minutë, teksa Petagna barazoi në pjesën e parë. Më pas goli i fitores për të besuarit e Claudio Ranierit u shënua nga Calafiori me një autogol pas një rrëmuje në zonë, me sardët që shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e 16-të. Bologna me 32 pikë mban pozitën e gjashtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani fiton 3-1 ndaj Romës dhe 'blindon' vendin e tretë, Lazio mposht Leçen! Cagliari 'tërbon' Bolognan në Serie A
S.Dh/ReportTv.al