Përplasja e Remco Evenepoel dhe konferenca për shtyp

VIDEO/ Përplaset me fansen në Turin e Spanjës, çiklisti mbetet i gjakosur

29 Gusht 2023, 16:30| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 16:31

  • Share

Xhiroja e Spanjës në çiklizëm nuk ka kaluar mirë për Remco Evenepoel, fituesin e etapës së fundit. Sportisti i Soudal QuickStep u rrëzua pasi fitoi në fazën 3-të Xhiros së Spanjës. Belgu përfundoi në tokë pasi u përplas me një anëtare të stafit të një skuadre tjetër dhe u pa në asfalt me një çarje në kokë dhe gjak të rrjedhur në fytyrë.

Ai u ndihmua të ngrihej nga stafi i ekipit dhe u pastrua përpara se të kryente një ngrohje para podiumit, teksa në atë moment ai kishte ende gjak në duar me të cilat kishte fshirë fytyrën. Një kapelë mbuloi prerjen e tij, por ajo u rregullua më pas nga mjekët e garës.

"Nuk kishte hapësirë ​​të mjaftueshme pas vijës së finishit dhe unë thjesht hyra në pjesën e kamerave dhe stafit", shpjegoi Evenepoel në konferencën e tij për shtyp si fituesi i xhiros dhe udhëheqësi i ri i garës.

"Asgjë e keqe, vetëm pak lëkurë dhe mish më janë larguar nga koka, por kjo është gjë e mirë sepse më pak peshë për të përpjetën në garën që vjen", shtoi ai me sens humori.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?